Suarez krenar me mbrojtjen që i bëri Messi

Suarez krenar me mbrojtjen që i bëri Messi

Luis Suarez ka thënë se është ndjerë krenar me mënyrën se si Lionel Messi e ka mbrojtur atë dhe kritikuar Barcelonën për mënyrën se si klubi e la të shkonte uruguaianin drejt Altetico Madrid.

Suarez, 33 vjeçar, i është bashkuar Atleticos për gjashtë milionë euro këtë javë, pasi me Barcelonën fitoi plotë 13 tituj të rëndësishëm.

Messi kritikoi Barcelonën duke thënë se ata “e hodhën jashtë” Suarezin.

“Leo më njeh mirë dhe e di nivelin tim të përkushtimit. Është krenari për mua të lë atë trashëgimi prapa meje”, u ka thënë Suarez gazetarëve.

“Tani kam lëvizur dhe i jam bashkuar një ekipi shumë kompetitiv. Kjo është motivim i madh për mua”./Insajderi.com