Amy Coney Barrett pritet të nominohet nga Trump për Gjykatën Supreme

Gjyqtarja Barrett, nëse emërohet, do të jetë gjyqtarja e tretë me radhë që emërohet nga Trump, pas Neil Gorsuch në 2017 dhe Brett Kavanaugh in 2018.

Amy Coney Barrett pritet të nominohet nga Trump për Gjykatën Supreme

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, raportohet se do ta nominojë, Amy Coney Barrett, gjyqtaren e preferuar të konservatorëve, për të zënë vendin e lirë në Gjykatën Supreme, shkruan BBC, njofton Insajderi.

Vendimi i Trump, që do të bëhet i ditur të shtunën në Shtëpinë e Bardhë, është konfirmuar për BBC-në nga mediat amerikane.

Pas nominimit, ajo do të duhet të fitojë votat në Senatin amerikan. Kjo emërim po vjen tash në kohën kur zgjedhjet janë shumë afër në SHBA.

I pyetur të premten për përzgjedhjen e tij, Trump ka refuzuar të flas. Ka thënë se “do ta kuptoni nesër”.

Gjyqtarja Barrett, nëse emërohet, do të jetë gjyqtarja e tretë me radhë që emërohet nga Trump, pas Neil Gorsuch në 2017 dhe Brett Kavanaugh in 2018.

Gjykata Supreme në SHBA është një nga institucionet kryesore atje. Gjykata përbëhet nga nëntë gjyqtarë të barabartë dhe emërimi i tyre është i përhershëm, përveç nëse vendosin vetë ndryshe.

Vendimet e tyre krijojnë dhe rregullojnë politikat publike në SHBA në pothuajse çdo çështje, nga të drejtat e votës, armët, e drejta e abortit, financimi i kampanjave elektorale etj./Insajderi.com