Zviceranët votojnë të dielën “pro” ose “kundër” lëvizjes së lirë me BE-në

Zviceranët votojnë të dielën “pro” ose “kundër” lëvizjes së lirë me BE-në

Qytetarët zviceranë do të vendosin nesër, e diel, nëse duan ta ndërpresin marrëveshjen me Bashkimin Evropian për udhëtimin e lirë të njerëzve, njofton Insajderi.

Mbështetësit e ndërprerjes së marrëveshjes thonë se diçka e tillë do t’i mundësonte Zvicrës kontroll më të mirë të kufijve të vet dhe do t’ia mundësonte që të selektonte vetë migrantët që futen në këtë shtet.

Kundërshtarët thonë se kjo do ta shkatërronte ekonominë dhe do t’ua pamundësonte qytetarëve zviceranë të udhëtojnë lirshëm dhe të punojnë në vende të tjera.

Ndërsa ministri i drejtësisë në Zvicër ka thënë se nëse votohet pro ndërprerjes së marrëveshjes do të krijohej një situatë akoma “më e keqe se Brexit”./Insajderi.com