Suarez flet për herë të parë si lojtar i Atletico Madrid

Suarez flet për herë të parë si lojtar i Atletico Madrid

Sulmuesi uruguaian, Luis Suarez, ka folur për herë të parë si lojtar i Atletico Madrid, pas transferimit nga klubi i Barcelonës.

“Nënshkrimi për një skuadër të shkëlqyeshme në Spanjë është shumë motivues. Të kontribuoj për një ekip të shkëlqyeshëm siç është Atletico më motivon”, tha Suarez, transmeton Insajderi.

“Në sezonet e fundit ata gjithmonë kanë luftuar [në La Liga Santander] dhe ata ju tregojnë se di duhet të garosh. Unë dua të përpiqem të ndihmoj ekipin atje ku mundem”, shtoi ai.

Ai deklaroi se ka biseduar me Diego Godin dhe Griezmann, para se të merrte vendimin dhe fjalët e tyre, e kanë bindur sulmuesin që të zgjedhë të vazhdojë karrierën tek Atletico.

“Ata më thanë vetëm gjëra pozitive. Ata bënë histori në klub dhe më thanë që janë në dispozicionin tim çfarëdo që të më duhet në Madrid. Unë jam shumë mirënjohës për këtë”, nënvizoi ai./Insajderi.com.