Shpëtim Idrizi i kënaqur me fitoren ndaj ekipit të Llapit

Shpëtim Idrizi i kënaqur me fitoren ndaj ekipit të Llapit

Trajneri i Trepça 89, Shpëtim Idrizi, e konsideron shumë të vlefshme fitoren e ekipit të tij ndaj ekipit të Llapit, e arritur sot në qytetin e Mitrovicës dhe vlerëson përkushtimin e lojtarëve të tij.

“Sot patëm përballë një skuadër shumë të fuqishme, që ka futbollistë shumë cilësorë. E dinim që fuqia më e madhe e tyre është loja në krah”, deklaroi Idrizi për Art Sport, transmeton Insajderi.

“Skuadra sot dha gjithçka në fushë. Mendoj që kemi arritur t’i shfrytëzojmë shumë mirë gabimet që i bëri Llapi”, shtoi ai.

“Ishte një fitore e madhe dhe shumë e merituar nga Trepça ‘89”, përfundoi ai.

Me këtë fitore, Trepça 89, renditet në vendin e gjashtë me tre pikë nga dy ndeshje të luajtura./Insajdri.com.