Konfirmohet dueli në mes të McGregor dhe Pacquiao

Konfirmohet dueli në mes të McGregor dhe Pacquiao

Boksieri Manny Pacquiao ka konfirmuar se vitin e ardhshëm në Lindjen e Mesme do të përballet me yllin e arteve marciale të përziera, Conor McGregor dhe  fitimet e tij në këtë garë, do të shkojnë për viktimat e pandemisë së coronavirusit, me boksierin, tani që tani ka filluar karrierën e tij si politikan dhe është një senator në Filipine.

“Pjesa më e madhe e të ardhurave të tij do të shkojnë për të prekurit me coronavirus në mbarë vendin”, ishin deklarimet nga zyrtarët e Pacquiaos, transmeton Insajderi.

Kjo ngjarje shënon një kthesë të madhe për McGregor, i cili u tërhoq nga garat UFC-së gjatë kësaj vere, hera e tretë që e bën një gjë të tillë,

Irlandezi ka zbuluar edhe planet e tij. “Sidoqoftë, kujt po ia ndien”. Unë do të ndeshem në Lindjen e Mesme me Manny Pacquiaon, ka shkruar McGregor.

“Do të jetë një nder i vërtetë të përballem me dy boksierët më të mëdhenj të epokës moderne, duke pasur frikë nga lufta”, ka shkruar tutje ai.

Pacquiao ka përkrahës të shumtë në Lindjen e Mesme dhe kishte planifikuar që ai të ndeshej atje kundër Terrence Craëford ose ndonjë garuesi tjetër para fillimit të pandemisë.

Nuk është e qartë nëse qëllimet e McGregor janë të vërteta mirëpo Pacquiao dhe ekipi i tij, nuk kanë dyshime në fitoren ndaj irlandezit.

Në muajin e kaluar, trajneri i Pacquiaos, Justin Fortune kishte deklaruar se brenda tre raundeve, Manny do ta shkatërrojë Conor McGregorin.

“Ai do ta mposhtë atë shpejt dhe fortë si një luftëtar i madh. McGregor nuk është asgjë”, ka thënë ai./Insajderi.com.