Një qytet në Amerikë paralajmërohet që uji përmban mikrobe që hanë trurin

Një qytet në Amerikë paralajmërohet që uji përmban mikrobe që hanë trurin

Qytetarët e Lake Jackson, Texas janë paralajmëruar të mos përdorin ujin sepse përmban një lloj mikrobesh që ishin gjetur në ujësjellsin public.

Infeksionet janë shumë të rralla në SHBA, me 34 raportime në mes të viteve 2009 dhe 2018, shkruan BBC, raporton Insajderi.

Zyrtarët në Lake Jackson thanë se janë duke dezinfektuar ujin mirëpo nuk e dinë se sa do të zgjasë.

Komunitetet në Texas u lajmëruan të premtën në mbrëmje që të mos përdorin ujin përpos për shpërlarje të tualetit.

Investigimi në ujësjellësin e qytetit filloi pasi një djalë gjashtë vjeçar u infektua me këto mikrobe dhe vdiq në fillim të muajit./Insajderi.com