Dest zëvendësues i Semedo te Barcelona?

Dest zëvendësues i Semedo te Barcelona?

Amerikani i Ajax, Sergino Dest, është lojtari që do të zëvendësojë Semedon, pasi ky i fundit është shitur tek ekipi nga Premier Liga, Wolves.

Mediat spanjolle kanë raportuar se Dest ka udhëtuar drejt Barcelonës gjatë ditës së sotme ku fillimisht do t’i nënshtrohet testeve mjekësore, transmeton Insajderi.

Barcelona dhe Ajax kanë arritur marrëveshje për 23 milionë euro, plus edhe disa bonuse që klubi kataluans do t’i paguajë tek ekipi holandez, në bazë të perforamcave dhe përfshirjes së lojtarit në ekipin e Barcelonës.

Dest do të nënshkruajë një kontratë pesë vjeçare me Barcelonën dhe ai tanimë ka arritur marrëveshje për kushtet personale.

Në garë për shërbimet e tij, ishte po ashtu edhe ekipi i Bayern Munich, por ishte Barcelona që kishte këmbënguljen më ta madhe si dhe dëshira e lojtarit që të kalonte te Barcelona./Insajderi.com.