Ditën e diele, u zhvillua ndeshja mes Tottenham Hotspur dhe Newcastle United, në kuadër të gjiros së tretë në Premier League, njofton Insajderi.
Ndeshja u zhvillua në “Tottenham Hotspur Stadium”, ku skuadrat ndan pikët.
Për skuadrën e portugezit Mournho, shënoi braziliani Lucas Moura në minutën e 25’ të takimit. Ndërsa, barazimi për skuadrën e Steve Bruce, erdhi në minutat shtesë nga pika e penalltisë, ku pas shikimit të VAR, gjyqtari kryesor, Peter Bankes, akordoi penallti për “laraskat”.
Në minutën e 97’ të takimit, barazoi çdo gjë, sulmuesi kryesor i Newcastle, Callum Wilson.
Gjatë tërë takimit, skuadra e Mourinhos ishte dukshëm më e mirë, me përqindje në posedim si dhe me raste shënimi dhe me tentime në portë, por VAR ia “mohojë” Mourinhos të arkëtonte tre pikë të plota nga takimi. /Insajderi.com