Skëndija fiton ndaj Pelisterit si mysafir

Skëndija fiton ndaj Pelisterit si mysafir

Skuadra tetovare, Shkëndija, ka arritur të shënoi fitore si mysafire në Manastir te skuadra e Pelister, njofton Insajderi.

Ndeshja mes Pelisterit dhe Shkëndijës, ishte në kuadër të gjiros së shtatë në elitën e futbollit maqedon.

Në fillim, rezultatin e zhbllokuan vendasit në minutën e 5’ të takimit me Tanusev. Për tetovarët barazoi, Valon Ahmedi, nga goditja e dënimit, me një supergol. Pjesa e parë u mbyll me shifrat 1:1.

Në pjesën e dytë, Ljupche Doriev, shënoi për epërsinë e parë për mysafirët, në minutën e 69’ të takimit, ndërsa për rezultatin fina 1:3, shënoi sulmuesi veteran, Besart Ibraimi në minutën e 86’ të takimit nga penalltia.

Pas kësaj fitore, skuadra tetovare prin e vetme në renditjen tabelare me 17 pikë të grumbulluara, pas shtatë gjirosh.

Skuadrat tjera shqiptare, në këtë gjiro u mposhtën, Renova nga Makedonija me rezultat 1:3, ndërsa Shkupi u mposht si mysafir e FK Struga me rezultat 2:0. /Insajderi.com