Atletico fiton bindshëm, Suarez debuton me dy gola

Atletico fiton bindshëm, Suarez debuton me dy gola

Skuadra madrilene, Atletico Madrid, ka fituar bindshëm ndaj Granadës me shifrat 6:1, ndërsa në këtë ndeshje ka debutuar si është më së miri, sulmuesi uruguaian, Luis Suarez me dy gola, njofton Insajderi.

Në ndeshjen e zhvilluar në “Wanda Metropolitano”, Atletico Madrid fitoi bindshëm ndaj Granadës, me rezultat 6:1

Diego Costa hapi listën e golashënuesve në minutën e 9’ të takimit, pastaj shënuan Correa për 2:0 (47’), pastraj për 3:0, shënoi portugezi Joao Felix (65’). Në listën e golashënuesve, i erdhi radha të shënohej Marcos Llorente në minutën e 72’ për 4:0. Goli i pestë, mban firmën e debutuesit në këtë takim, uruguaianit, Luis Suarez, që shënoi për 5:0, në minutën e 85’. Vendasit shënuan golin e nderit në minutën e 87’ me Jorge Molina, ndërsa listën e golashënuesve e mbylli debutuesi, Suarez në minutat shtesë të takimit. /Insajderi.com