Formacionet zyrtare të derbit Roma vs Juventus, debuton Kumbulla

Formacionet zyrtare të derbit Roma vs Juventus, debuton Kumbulla

Të dielën, me fillim nga ora 20:45, në “Olimpico” të Romës, luhet derbi i gjiros së dytë në Serie A, mes Romës dhe Juventusit, njofton Insajderi.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë bërë publike formacionet e lojtarëve që do të hedhin sonte në fushë.

Roma luan me formacion 3-4-2-1, në portë me Mirante, në mbrojtje me tre, Mancini, Ibanez dhe debuton Kumbulla. Mesfusha është me katër, Santon, Veretout, Pellegrini dhe Spinazzola, ndërsa Pedro dhe Mkhitaryan do të mbështesin Dzekon në repartin e sulmit.

Në anën tjetër, Pirlo luan me formacion 4-4-2, në portë me Szczesny, në mbrojtje me Cuadrado, Chiellini, Bonucci dhe Danilo, ndërsa në mesfushë me Ramsey, McKennie, Rabiot dhe Kulusevski. Në sulm gjenden dyshja Cristiano Ronaldo dhe spanjolli i rikthyer në Torino, Alvaro Morata. /Insajderi.com