Derbi përfundon pa fitore

Derbi përfundon pa fitore

Supersfida e gjiros së dytë në kampionatin italian, mes Romës dhe Juventusit, ka përfunduar pa fitues, njofton Insajderi.

Ndeshja ishte e ekuilibruar nga të dyja palët, në minutën e 31’ të takimit, Roma kaloi në epërsi nga penalltia me Veretout, po ashtu nga penalltia, Juventus barazoi rezultatin 1:1 me Ronaldon në minutën e 44’ të takimit. Nga një kundërsulm i shpejt, Roma arrin të shënoi, përsëri me Veretout në minutat shtesë të pjesës së parë. Me shifrat 2:1 për Romën u mbyll pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, në minutën e 62’ të takimit, pas një ndërhyrje të francezit Rabiot, gjyqtari e ndëshkon me kartonin e  dytë të verdhë, kështu duke e lënë skuadrën torineze me 10 lojtarë në ndeshje.

Skuadra e Fonsecas, nuk arriti të shfrytëzonte epërsinë numerike për të vulosur fatin e takimit, për më tepër, pësuan edhe gol.

Në minutën e 69’ të takimit, Ronaldo shënoi me kokë, për të barazuar për herë të dytë rezultatin, dhe për atë final.

Skuadrat ndan pikët, duke barazuar 2:2. Gjiron e ardhshme, Roma luan në transfertë te Udinese, ndërsa Juventusin e pret një tjetër përballje e vështirë, derbi në Torino përballë Napolit. /Insajderi.com