Inter largon Ranocchia, afron Darmian nga Parma

Inter largon Ranocchia, afron Darmian nga Parma

Para mbylljes së afatit kalimtar veror, skuadra e Contes është gati të bëjë edhe një lëvizje të fundit në repartin e mbrojtjes, njofton Insajderi.

Andrea Ranocchia, është afër transferimit te skuadra e Genoas. Mbrojtësi italian, ka arritur marrëveshje në lidhje me kontratën që pritet të nënshkruaj te ekipi gjenovez. Mbrojtësi do të nënshkruaj për dy vite me pagë vjetore 1.5 milionë euro në sezon, raporton football italia.net.

Në anën tjetër, pas largimit të Ranocchias nga Inter, skuadra milaneze do të transferoj anësorin italian, që aktivizohet te Parma, Mateo Darmian, i cili pritet t’i kushtoj skuadrës së Contes, 2.5 milionë euro, ndërsa lojtari do të nënshkruaj kontratë me pagë 2 milionë euro në sezon. /Insajderi.com