Andrea Pirlo: Ndeshja me Romen, një pikë me vlerë

Andrea Pirlo: Ndeshja me Romen, një pikë me vlerë

Andrea Pirlo, trajneri i Juventus, ka folur për mediat italiane, në lidhje me ndeshjen e zhvilluar në “Olimpico”, kundër Romës, njofton Insajderi.

Ndeshja u mbyll me rezultat të barabartë 2:2, ndërsa në anën tjetër, ish futbollisti italian, u shpreh se një pikë e fituar si mysafir ndaj Romës, është me vlerë të madhe, ngase ekipi i tij për 30’ minuta ishte me një lojtar më pak. Por, sipas Pirlos, ekipi ka bërë hap mbrapa kundrejt ndeshjes së parë në ligë, ku Juventus kishte shënuar fitore përball Sampdorias.

Tutje, Pirlo foli edhe për lojtarët e tij, sidomos ata të transferuar këtë merkato, raporton goal.

“Alvaro ka vetëm dy ditë që ka mbërritur, Artur nuk mund të luajë titullar, duke qenë se në 6 muajt e fundit ka luajtur fare pak dhe mbi të gjithë duhet të përshtatet me futbollin italian”.

Gjithashtu, nuk la pa përmendur edhe impaktin që ka në skuadër, portugezi Ronaldo. “Cristiano nuk na garanton vetëm gola, por edhe shumë kilometra të përshkruar, siç tregoi me Romën”. /Insajderi.com