Fonseca: Nuk jam i kënaqur me rezultatin

Fonseca: Nuk jam i kënaqur me rezultatin

Pas përfundimit të ndeshjes mes Romës dhe Juventus, ka folur për mediat italiane, trajneri portugez i Romës, Paulo Fonseca, njofton Insajderi.

Sipas portugezit, mendon se skuadra e tij ka pasur një ndeshje të mirë, por nuk është ndarë i kënaqur me rezultatin.

Më pas, portugezi foli edhe për Dzekon, që humbi disa raste shënimi, “unë gjithmonë e kam parë atë shumë të qetë dhe të motivuar kur ai ishte duke punuar”.

Tutje, portugezi foli edhe për arsyen se pse bëri vetëm dy zëvendësime ne ndeshje, “ne mund të bëjmë 5 zëvendësime, por nëse e shoh që skuadra është mirë nuk i bëj. Unë i pyeta Mkhitaran, Pedro dhe Dzeko nëse ishin mirë, kur janë mirë nuk kam nevojë të ndryshoj”.

Gjithashtu, teknikut portugez, i ka pëlqyer nga ajo që kanë arritur të bëjnë mbrojtja me tre, me lojtarë të ri si Mancini, Kumbulla dhe Ibanez, ndërsa gjatë tërë takimit, Mirante bëri vetëm një shpëtim. /Insajderi.com