Rodri: Futbolli nuk u tregua i drejt me ne

Rodri: Futbolli nuk u tregua i drejt me ne

Ditën e diele, skuadra e Pep Guardiolës, Manchester City, u deklasua si vendas nga skuadra e Brendan Rogers, Leicester City me rezultat 2:5. Kjo ndeshje, ka lënë shije të hidhur te lojtarët e Guardiolës, njëri nga ta është edhe mesfushori Rodri, njofton Insajderi.

Pas ndeshjes, për mediat angleze, ka dhënë një deklaratë Rodri, ku u shpreh “kjo është një humbje e vështirë për tu shpjeguar. Futbolli nuk u tregua i drejtë me ne. Meritonim më shumë kundër Leicester. Tentuam shumë gjëra por nuk kishim fat”, tha spanjolli 24 vjeçar.

Më tutje, në prononcimin e tij, mesfushori tha “ka shumë konfuzion. Jam i ri dhe tentoj gjithmonë të përmirësohem, por kjo humbje ku kundërshtari nuk bëri asgjë, më ka hutuar shumë”, përfundon të ketë thënë Rodri. /Insajderi.com