Vedat Muriqi ka rezultuar negativ në testin për Covid

Vedat Muriqi ka rezultuar negativ në testin për Covid

Një lajm i mirë për ekipin e Lazio dhe përfaqësuesen e Kosovës në futboll pasi sulmuesi Vedat Muriqi, e ka kaluar Covid 19 dhe ka rezultuar negativ në testim.

Gazetari dhe komentatori i sportit në Super Sport, Arlind Sadiku, ka postuar në profilin e tij në Facebook lajmin se Muriqi ka rezultuar negativ në testin e parë dhe pritet që të nënshtrohet edhe njëherë për të vërtetuar se ai e ka kaluar virusin Covid 19, para se ai të udhëtojë për në Itali, për tu bashkuar me klubin e tij të ri, Lazio, transmeton Insajderi.

Lazio dhe përfaqësuesja e Kosovës në futboll, janë duke e përcjellë me vëmendje situatën e tij, pasi për të dyja palët, rikuperimi i tij, është shumë i rëndësishëm, sidomos për Bernard Challandes, pasi Kosova luan ndeshjen me Maqedoninë për kualifikim në kampionatin evropian./Insajderi.com.