Sokoli: Sabino Plaku është futbollisti më profesionist në Kosovë

Sokoli: Sabino Plaku është futbollisti më profesionist në Kosovë

Trajneri i mirënjohur kosovar, Bylbyl Sokoli, e ka vlerësuar sulmuesin nga Shqipëria, Sebino Plakun, si njërin prej futbollistëve më cilësor dhe profesional që ka luajtur në Kosovë.

“Sebino Plaku është futbollisti më profesional që ka luajtur në Kosovë. Puna dhe zbatimi i rregullave nga ai ka qenë në nivelin e duhur”, tregoi Sokoli, transmeton Insajderi.

“Në futbollin kosovar ka shumë futbollistë të rinjtë dhe të talentuar që duhet të jenë pranë skuadrës së parë”, deklaroi Sokoli.

Tek emisioni “Dueli Sportiv”, ai ka thënë se profesionalizmi i Plaku-t, duhet me doemos të ndiqet nga gjeneratat e reja, nëse ato e dëshirojnë suksesin në karrierë./Insajderi.com.