Tronditet Serie A, 14 persona të infektuar me Covid-19 te Genoa

Tronditet Serie A, 14 persona të infektuar me Covid-19 te Genoa

Në një kohë, kur pandemia Covid-19 ka përfshirë gjithë globin, nuk ka lënë pa prekur edhe ekipet e futbollit, lojtarët e tyre dhe stafin teknik. Një fat të tillë ka edhe skuadra italiane, që militon në elitën e futbollit italian, Genoa, njofton Insajderi.

Ditën e diele, gjenovezët u mposht me rezultat të thellë 6:0 nga Napoli, por kjo nuk ishte goditja e madhe që mund të merrnin drejtuesit e Genoas, ngase, një ditë pas ndeshjes, ditën e hëne, u konfirmuan 14 raste të infektimeve mes tyre 10 lojtarë dhe katër pjesëtarë të stafit, raporton eurosport.

Gjithashtu, lajmin e ka bërë të ditur vet klubi i Genoas, në faqen zyrtare, ku shkruan “klubi i Genoas njofton se pas hetimeve të rasteve ditën e sotme, numri i personave të infektuar nga Covid-19 ka shkuar në 14, mes futbollistëve dhe pjesëtarëve të stafit. Shoqëria ka nisur të gjithë procedurat e parashikuara nga protokolli në fuqi dhe ka njoftuar autoritetet për situatën”.

Në fillim, pozitiv dolën portieri i ekipit, Mattia Perin dhe mesfushori holandez, Lasse Schone. /Insajderi.com