Rrezikon dy vjet burg, vetëm se dha përshkrim negativ për një hotel

Wesley Barnes, që punon në Tajland, ka psotuar disa përshkrime në platforma të ndryshme në internet duke e akuzuar hotelin për “skllavëri".

Rrezikon dy vjet burg, vetëm se dha përshkrim negativ për një hotel

Një shtetas amerikan mund të dënohet deri në dy vjet burgim në Tajlandë, vetëm se i dha përshkrim negativ hotelit në të cilin po qëndronte.

Ai u padit nga lokali nën një ligj rigoroz të vendit që ndalon shpifjen, shkruan BBC, njofton Insajderi.

Wesley Barnes, që punon në Tajland, ka psotuar disa përshkrime në platforma të ndryshme në internet duke e akuzuar hotelin për “skllavëri të modernitetit”.

Hoteli reagoi duke thënë se kritika e ashpër e klientit ishte e pavërtetë dhe e dëmtonte reputacionin e hotelit.

Sipas pronarëve të hotelit, zotëri Barns që po qëndronte në hotel kishte hasur në problem me stafin, pasi dëshironte që të shfrytëzonte hapësirën e hotelit, por të sjelltë venën e tij e të mos blinte në hotel.

Në deklaratën e hotelit thuhet se ai kishte shkaktuar rrëmujë dhe refuzonte të paguante një tarifë të caktuar të hollash, e cila iu hoq më pas, pasi kishte intervenuar menaxheri i hotelit.

Menjëherë pas asaj nate, Barnes kishte postuar komente negative për hotelin. Më pas ai u padit nga hoteli dhe policia e mori e arrestoi.

Ai qëndroi disa ditë në burg, derisa nuk pagoi dorëzanin për t’u liruar.

Nëse gjendet fajtor për shpifje, ai do të dënohet deri në dy vjet burgim.

Screenshot of the hotel's website