Arteta pas ndeshjes ndaj Liverpool: Ky është standardi që duhet të arrijmë

Arteta pas ndeshjes ndaj Liverpool: Ky është standardi që duhet të arrijmë

Trajneri i londinezëve të Arsenal, spanjolli Mikel Arteta, nuk ka mbetur shumë i zhgënjyer me disfatën e ndeshjes së kaluar, ndaj kampionëve të Premier League, Liverpool, njofton Insajderi.

Arsenal kaloi e para në epërsi me sulmuesin francez, Alexandre Lacazette, mirëpo të përzgjedhurit e Klopp përmbysën gjithçka, duke shënuar fitore prej 3:1 si vendas.

Në një prononcim për BBC Sport, pas takimit, Arteta tha “jam vërtet i kënaqur me mënyrën si konkurroi skuadra dhe vazhdoi të besonte. Ky është standardi që duhet të arrijmë ne si ekip”.

Arteta me tutje, bëri edhe krahasimin mes ekipit të tij dhe Liverpool, duke thënë se “ata që pesë vite luajnë se bashku, ndërsa ne i kemi vetëm disa muaj, prandaj Liverpool ka qenë superior ndaj nesh në shumë aspekte” përfundoj të ketë thënë spanjolli. /Insajderi.com