Prince Boateng zyrtarizohet te ekipi italian

Prince Boateng zyrtarizohet te ekipi italian

Reprezentuesi i Ganës, Kevin – Prince Boateng, është bashkuar me skuadrën nga Serie B, Monza, më të cilin ka nënshkruar kontratë një vjeçare, me opsion rinovimi edhe për një vit tjetër, njofton Insajderi.

Ganezi 33 vjeçar, kështu është ribashkuar me Adriano Gallianin dhe Silvio Berlusconin i cili është pronar i Monzës.

Në këtë skuadër, Boateng do të ribashkohet edhe me Cristian Brocchi, që tashmë është trajner i Monzës, ku më parë të gjithë këto personazhe bënin pjesë te skuadra Milan.

Në të kaluarën, Boateng ishte pjesë e Milan, Barcelonës, Tottenham Hotspur, Besiktas, Sassuolo, Las Palmas, Eintracht Frankfurt, Schalke 04, Genoa, Portsmouth, Borussia Dortmund, Hertha Berlin, dhe në fund te Fiorentina. /Insajderi.com