Gjykata, të hënën, tregoi se ajo e kishte kryer veprimin e saj me motiv hakmarrjen ndaj koleges me të cilën një ditë më parë kishte argumentuar rreth menaxhimit të çerdhes.
Një gjykatë kineze ka dënuar një mësuese të çerdhes me vdekje pasi ka helmuar 25 fëmijë, një nga të cilët ka vdekur, shkruan BBC, njofton Insajderi.
Wang Yun ishte arrestuar vitin e kaluar kur fëmijët në një çerdhe në qytetin kinez Jiaozuo u dërguan me urgjencë në spital pasi ishin ushqyer me vaktin e tyre të mëngjesit.
Gjykata ka konstatuar se ajo ka vënë “nitrat sodiumi” në vaktin e mëngjesit të fëmijëve për të cilët kujdesej kolegia e saj.
Këtë ajo, sipas gjykatës, e kishte bërë për hakmarrje ndaj koleges.
Veprimi i mësueses është përshkruar nga gjykata si “i neveritshëm dhe i ligë”.
Ky incident, që kishte ndodhur me 27 mars të vitit të kaluar kishte shokuar opinionin në Kinë dhe kishte bërë titujt në të gjitha mediat botërore.
Atëherë, ishte raportuar se 23 fëmijë kishin filluar të villnin dhe të humbisni vetëdijen pasi kishin hëngër ushqimin. Më pas u dorëzua një kallëzim penal ku thuhej se mësuesja i ka helmuar.
Gjykata, të hënën, tregoi se ajo e kishte kryer veprimin e saj me motiv hakmarrjen ndaj koleges me të cilën një ditë më parë kishte argumentuar rreth menaxhimit të çerdhes.
Nitrat sodiumi shpesh përdorët si përbërës në ushqim, por behet helmues po u përdor në doza të mëdha.
Gjykata gjithashtu ka konstatuar se kjo nuk ishte hera e parë që zonja Wang ka helmuar njerëz. Ajo më parë kishte helmuar edhe burrin e saj, i cili nuk kishte vdekur, por kishte kaluar me pasoja të mëdha.
Një nga fëmijët e helmuar vdiq në spital pas 10 muajve tentim për ta shpëtuar.
Dënimi me vdekje në Kinën nënkupton ose injektim vdekjeprurës, ose ekzekutim me armë zjarri./Insajderi.com