Lucas Paqueta drejt transferimit te Lyon

Lucas Paqueta drejt transferimit te Lyon

Mesfushori brazilian i Milanit, Lucas Paqueta, është afër transferimit te francezët e Olympique Lyon, ka bërë të ditur gazetari italian i sportit, Fabrizio Romano, njofton Insajderi.

Braziliani Paqueta erdhi me shumë bujë te skuadra italiane e Milan, nga ekipi brazilian Flamengo për një shifër të lartë, plot 35 milionë euro në vitin 2018 dhe kishte nënshkruar kontratë pesë vjeçare.

Mirëpo, paraqitjet jo të mira në Serie A, kanë bërë që drejtuesit e Milan të humbin besimin te futbollisti.

Këtë afat kalimtar, Paqueta pritet t’i bashkohet ekipit të Rudi Garcias, skuadrës së madhe franceze Lyon.

Te francezët, braziliani do të nënshkruajë kontratë pesë vjeçare me pagë vjetore 2.5 milionë euro në sezon. Ndërsa, zyrtarizimi i lojtarit në Francë, pritet të ndodhë brenda dy ditëve. /Insajderi.com