Zgjedhjet në SHBA: Fillojnë debatet Trump vs Biden

Shumëçka mund të shkojë gabim, prandaj kujdesi duhet të jetë maksimal.

Zgjedhjet në SHBA: Fillojnë debatet Trump vs Biden

Pas disa muajsh kampanja të kontrolluar nga ekipe ekspertësh që përgatisin gjithçka deri në detaje, ka ardhur koha për shfaqjen e vërtetë.

Në skenën e debatit, dy kandidatët për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, aktuali Donald Trump dhe ai që tenton ta zëvendësoi, Joe Biden, do të kenë ballafaqimin e parë.

Këtu gjithçka është drejtpërdrejt dhe debatet historikisht kanë qenë pika kthese nëpër kampanja elektorale.

Shumëçka mund të shkojë gabim, prandaj kujdesi duhet të jetë maksimal. Një gafë mund të fundosë gjithçka.

Ja cili do të jetë itinerari i ballafaqimeve në mes të Trump e Biden

Janë tri debate presidenciale në agjendë.

  • Me 29 shtator në Cleveland, Ohio

  • 15 tetor në Miami, Florida

  • 22 tetor në Nashville, Tennessee

Zëvendës-presidenti aktual, Mike Pence dhe senatorja që garon bashkë me Biden, Kamala Harris gjithashtu do të përballën kokë më kokë një herë

  • Shtatë tetor në Salt Lake City, Utah

Ky do të jetë formati i debatit të parë;

Gjashtë pyetje në gjashtë argumente, 15 minuta secili.

Temat do të jenë;

  • Rekordi i Trump dhe Biden

  • Gjykata Supreme

  • Pandemia COVID-19

  • Protestat kundër racizmit dhe dhuna nëpër qytete

  • Integriteti i zgjedhjeve

  • Ekonomia

Trump dhe Biden do të kenë nga dy minuta për t’u përgjigjur në pyetje fillimisht, para se të lejohet debati në mes kandidatëve./Insajderi.com