EFL Cup sonte sjellë ndeshjen në mes Tottenham dhe Chelsea

EFL Cup sonte sjellë ndeshjen në mes Tottenham dhe Chelsea

Një derbi nga Londra në mes të Tottenham Hotspur dhe Chelsea, do të zhvillohet sonte në kuadër të EFL Cup.

Të dy ekipet vijnë nga barazimet në Premier Ligë, ku Tottenham barazoi ndaj Newcastle, ndërsa Chelsea ndaj ËBA,

Të dy trajnerët, Jose Mourinho dhe Frank Lampard, shqetësohen nga disa mungesa për këtë ndeshje.

Tek ekipi i Tottenham, janë të lënduar dhe nuk do të mund të paraqiten lojtarët si Son, Bale dhe Tanganga, ndërsa mesfushori francez, Sissoko, është më dyshim për këtë ndeshje.

Trajneri i Chelsea, Frank Lampard, do të ketë mungesën e Gilmour dhe van Ginkel, ndërsa në dyshim për këtë ndeshje janë edhe Ziyech dhe Pulisic.

Ndeshja zhvillohet në stadiumin e Tottenham, Ëhite Hart Lane, duke filluar nga ora 20:45./Insajderi.com.