Manchester United pas Cavani dhe Jovic

Manchester United pas Cavani dhe Jovic

Ekipi nga Premier Liga, Manchester United, ka shprehur interesim dhe ka hapur negociatat me Edison Cavanim dhe me Real Madrid, për Luka Jovic.

Gazetari i mirënjohur italian, Gianluca Di Marzio, raporton se United, ka hyrë në bisedime me Cavanin, duke i ofruar atij një marrëveshje që të bëhet lojtar i Manchester United, pasi ai tanimë është lojtar i lirë dhe është duke pritur për të gjetur klub të ri, transmeton Insajderi.

Di Marzio, gjithashtu raporton se United ka hapur bisedimet edhe me Real Madrid, për sulmuesin e tyre, Luka Jovic, me një propozim për huazimin e tij.

Manchester United, aktualisht ka Anthony Martial dhe Odion Ighalo si sulmues të ekipit, ndërsa ky i fundit do të qëndrojë tek United vetëm deri në muajin Janar, kur do t’i duhet të kthehet në ligën e Kinës./Insajderi.com.