Arbnor Morina i kënaqur me ekipin dhe barazimin ndaj Feronikelit

Arbnor Morina i kënaqur me ekipin dhe barazimin ndaj Feronikelit

Ish trajneri i Flamurtarit, tani trajner i Arbërisë, Arbnor Morina, ka folur pas barazimit ndaj ekipit të Feronikel-it, ekip ky që konsiderohej favorit për ta fituar këtë ndeshje.

“Jam shumë i kënaqur me atë se çfarë po tregojnë djemtë nga dita e parë dhe nga ndeshja në ndeshje”, deklaroi fillimisht Morina për Art Sport, transmeton Insajderi.

“Ne kemi ndërtuar një skuadër garuese dhe këta djem kanë treguar deri më tani me seriozitet në angazhim dhe punë dhe për shumicën e këtyre djemve, është një eksperiencë e re dhe të gjitha përgëzimet, apo urime shkojnë për ta”, shtoi ai.

“Ndeshjen e radhës e kemi ndaj një super super ekipi të përforcuar. Gjilani është një skuadër shumë e fortë, por ne do të vazhdojmë në këtë rrugë”, përfundoi Morina./Insajderi.com.