Natën e mbrëmshme (të marten), skuadra e portugezit Jose Mourinho, Tottanham Hotspur, ka arritur të eliminoi rivalët e Londrës, Chelsea, nga garat e Carabao Cup, vetëm pas ekzekutimit të penalltive, pasi loja e rregullt përfundoj me rezultat 1:1, njofton Insajderi.
Mourinho, që dikur ishte trajner i Chlesea, dhe se trajneri aktual të “bluve” e kishte lojtar, ka vendosur t’i jap disa këshilla për Frank Lampard, raporton “goal”.
“Në ndeshjen e fundit, kur ata po humbisnin 3-0, më erdhi shumë keq për të sepse ishte i trishtuar dhe i qetë në karrigen e tij. Sa i përket futbollit nuk mund t’i mësoj asgjë, ai e njeh futbollin, është thjesht një mendim, qëndro në kontakt me ndeshjen kur ekipi yt po humbet dhe qëndro i qetë kur ekipi yt po fiton”, ishin fjalët e Mourinhos drejtuar teknikut të Chelsea. /Insajderi.com