Sot në kalendarin e Superligës, janë tre ndeshje në program

Sot në kalendarin e Superligës, janë tre ndeshje në program

Në mesjavë, Superliga e Kosovës në futboll, do të zhvillojë gjiron e katërt, njofton Insajderi.

Të mërkurën me fillim nga ora 15:00, në kuadër të gjiros së katërt në Superligë, janë paraparë të zhvillohen tre ndeshje, ku ndeshja më e rëndësishme e ditës së sotme pritet të jetë ajo mes Llapit dhe Ballkanit e cila do të zhvillohet në “Zahir Pajaziti”.

Ndeshja tjetër e kësaj gjiro, është ajo mes kampionëve gjilanas të Dritës dhe Besës së Pejës e cila këtë vit është promovuar në elitën e futbollit kosovar pas një mungese të gjatë.

Ndërsa në duelin tjetër që zhvillohet në Mitrovicë, takohen  Trepça’89 dhe Prishtina.

Duhet thënë se të martën është luajtur ndeshja e parë e gjiros së katërt në Superligë, ku ekipi i Arbërise dhe Feronikelit ndan pikët duke luajtur me rezultat të barabart 0:0. /Insajderi.com