Mediat spanjolle: Shkëmbimi Hazard – de Ligt  

Mediat spanjolle: Shkëmbimi Hazard – de Ligt  

Real Madrid është në kërkim të një qendërmbrojtësi. Këtë e ka bërë të ditur vet trajneri i “Los Blancos”, francezi Zinedine Zidane, duke thënë se i pëlqen holandezi de Ligt që aktivizohet në Serie A, te kampionët e Juventus, njofton Insajderi.

Gjithashtu, Zidane ka mbetur i zhgënjyer me atë që ka treguar deri tani belgu Eden Hazard, dhe nuk përjashtohet mundësia që të bëhet një shkëmbim mes Juventus dhe Real Madrid për lojtarët e tyre.

Sipas asaj që raporton portali spanjoll “DonBalon.com”, drejtuesit madrilen nuk janë të kënaqur me belgun dhe e kanë lënë të lirë atë të largohet. Te Reali janë të gatshëm t’i ofrojnë Hazardin drejtuesve të Juventus, në këmbim të Matthijs de Ligt.

Përveç belgut Hazard, “mbretërit” janë të gatshëm të ofrojnë edhe një shumë parash për të arritur te shërbimet e holandezit de Ligt. Në anën tjetër, teniku i “bardhezinjëve”, Andrea Pirlo është në kërkim të një anësori cilësor dhe nuk përjashtohet mundësia që Juventus të pranojë ofertën e Realit të Madridit. /Insajderi.com