Diar Miftaraj befason me klubin e ri

Diar Miftaraj befason me klubin e ri

Ish mbrojtësi dhe mesfushori i klubit të Prishtinës, Diar Miftaraj, ka zgjedhur të luaj tek klubi i Drenicës, pas largimit nga klubi kryeqytetas si lojtar i lirë.

Njoftimin e ka bërë vet klubi i Drenicës, të cilët treguan se lojtari dhe klubi kanë nënshkruar kontratë një vjeçare dhe ai mund të luaj menjëherë me klubin e Drenicës, transmeton Insajderi.

Mifataraj, ka qenë i kërkuar nga të gjitha ekipet e “mëdha” në Superligë, por ai ka zgjedhur të luaj në Drenicë.

Lojtari e kishte shkëputur kontratën e tij me Prishtinën dhe tani ka dërguar padi në FFK, duke e akuzuar ish klubin e tij, se ata nuk i kanë shlyer obligimet ndaj tij, të parapara me kontratë./Insajderi.com.