Ottmar Hitzfeld jep këshilla për Shaqirin – I rekomandon largimin nga Liverpool.

Ottmar Hitzfeld jep këshilla për Shaqirin – I rekomandon largimin nga Liverpool.

Ish-trajneri i Zvicrës, Ottmar Hitzfeld, ka këshilluar Xherdan Shaqirin të largohet nga Liverpooli, pas mungesës së minutave për të.

“Kjo gjë nuk është e lehtë aspak – të mos e ftosh fare në formacion tregon qartësinë që ka trajneri për të”, thotë Hitzfeld për Blick, transmeton Insajderi.

“Xherdani duhet të gjejë një klubi të ri ku luan rregullisht – ai duhet të jetë i lumtur sërish, ne të gjithë duam ta shohim atë të lumtur. Një ndryshim duhet të jetë i mirë për të gjithë që janë rreth tij dhe tifozëve të tij”, shtoi gjermani Hitzfeld.

“Një klub i Premier Ligës që do ta siguronte mesfushën me të do të ishte hap i mirë për Xherdanin, ose një klub i Bundesligës si Gladbach, Leverkusen ose Wolfsburg”, përfundoi ai.

Shaqiri në Liverpool u transferua dy vjet më parë nga Stoke City.

Ylli kosovar i Zvicrës shkëlqeu në ndeshjen e kupës Carabao kundër Lincolnit, për çka u lavdërua edhe nga Jurgen Klopp./Insajderi.com.