Sir Alex Ferguson thotë se ka menaxhuar vetëm katër top lojtarë në karrierën e tij

Sir Alex Ferguson thotë se ka menaxhuar vetëm katër top lojtarë në karrierën e tij

Ish trajneri legjendar i Manchester United, Sir Alex Ferguson, ka deklaruar se gjatë karrierës së gjatë të tij tek Manchester United, ka pasur vetëm katër top lojtarë.

“Nuk dua që të fyej asnjë nga lojtarët që kam pasur, pasi të gjithë ishin të mrekullueshëm në lojën e tyre”, ka thënë fillimisht skocezi, transmeton Insajderi.

“Por, Cantona, Giggs, Ronaldo dhe Scholes, ishin të vetmit të kalibrit të lartë dhe që mund të kërkoje gjithçka nga ata”, shtoi ai.

“Dhe Cristiano ishte një perlë që vendoset mbi pemën e Vitit të Ri”, ka shtuar më tej Ferguson.

Ferguson, ka lënë jashtë kësaj liste lojtarë të cilët konsiuderohen si më të mirët në historinë e futbollit botërorë, si Wayne Rooney(golashënuesi më i mirë i të gjith kohërave tek United dhe Anglia), David Beckham, van Nistelrory, Keane, Neville, Stam, Vidic e Ferdinand./Insajderi.com.