Costa refuzon kalimin tek Wolves

Costa refuzon kalimin tek Wolves

Sulmuesi i anësor i Juventus, Douglas Costa, nuk dëshiron të largohet nga skuadra e Juventusit gjatë këtij afati kalimtar përkundër që është nxjerrë në shitje nga kampioni i Italisë, pas problemeve financiare të raportuara nga frejtuesit e klubit.

Media të afërta me Juventus, kanë njoftuar të mërkurën se Costa ka refuzuar transferimin te Wolverhamptoni përkundër që klubi anglez kishte arritur marrëveshje me Juventusin për shumë e transferimit, transmeton Insajderi.

Wolvesi kishte ofruar 30 milionë euro për kartonin e Costas, shifër kjo që plotësonte kërkesat e klubit nga Torino.

Braziliani ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2022 të cilën dëshiron ta respektojë dhe po synon një vend titullari në edicionin e ri, nën drejtimin e Pirlo-s.

Ai te Juventusi u transferua në vitin 2017 dhe ka fituar tre tituj kampioni të Italisë, ndërsa në këtë sezon, ai ka regjistruar dy paraqitje për klubin italian./Insajderi.com.