Ish futbollisti milanez, portugezi Rui Costa, ka këshilluar lojtarin italian të Fiorentinës, Federico Chiesa, të zgjedh skuadrën nga Milano para asaj nga Torino, njofton Insajderi
Në një intervistë të dhënë për të përditshmen torineze “TuttoSport”, portugezi Rui Costa ka folur edhe për situatën e Chiesas, i cili është afër të nënshkruaj me kampionët e Juventus.
“Kam dëgjuar se edhe Milani është shumë i interesuar dhe di që ka pasur kontakte me Fiorentinën për Federicon, prandaj nëse Chiesa kërkon një këshillë prej meje, unë e ftoj që ashtu si unë, të mos shkojë te Juventusi, por të zgjedhë Milanin. Mendoj se aty do të kishte të gjithë hapësirën për të shpërthyer përfundimisht”, tha portugezi për “TuttoSport”.
Të njejtën situatë që ndodhet Chiesa në Fiorentinë, me dy oferta nga Milan dhe Juventus, ishte edhe Rui Costa në vitin 2001, ku portugezi zgjodhi ofertën e Milan përpara asaj të Juventus. /Insajderi.com