Ukraina këto ditë po përballet me një numër të madh të zjarreve në rajonet pyjore të vendit. Rajoni pyjor në Lugansk (lindje të Ukrainës) është zona më e prekur nga zjarret, ku në këtë rajon, nga zjarret kanë humbur jetën pesë persona, transmeton Insajderi.
Në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme theksohet se janë shuar 82 prej 146 zjarreve dhe ekipet në terren vazhdojnë të shuajnë edhe zjarret e tjera, raporton Anadolu Agency.
Si pasojë e këtyre zjarreve, përveç që kanë vdekur pesë persona, edhe dhjetë persona tjerë janë hospitalizuar, ndërkohë është realizuar evakuimi i 120 personave.
Në aksionet e fikjes së zjarreve po marrin pjesë 1.229 persona dhe 204 automjete. /Insajderi.com