Greqia goditet nga tërmeti

Greqia goditet nga tërmeti

Shteti helen, Greqia gjatë ditës së sotme (e enjte), është goditur nga një tërmet me 5.2 shkallë të rihterit, transmeton Insajderi.

Tërmeti epiqendër kishte Egjeun Jugor. Tërmeti ndodhi 25 kilometra në perëndim të ishullit Nisyros dhe 48 kilometra në perëndim të Kos, raporton Top Chanel.

Thellësia e këtij tërmeti ishte në 114 kilometra. Për shkak të thellësisë së madhe të fokusit, tërmeti nuk u ndie shumë, siç tha profesori i Gjeologjisë në Universitetin e Athinës dhe presidenti i OASAP, Efthymios Lekkas , për protothema.gr.

Sidoqoftë, fakti që ka një vullkan në Nisyros, detyron Mbrojtjen Civile të aktivizojë një protokoll të veçantë reagimi, me rezultatin që shërbimet tashmë janë vënë në gatishmëri. /Insajderi.com