Thomas Muller zyrtarisht është lojtari më i trofeshëm gjerman

Thomas Muller zyrtarisht është lojtari më i trofeshëm gjerman

Sulmuesi i Bayern Munich, thomas Muller, është futbollisti më i trofeshëm në historinë e futbollit gjerman. Gjatë karrierës së tij, ai ka luajtur vetëm me klubin e Bayern Munich dhe kombëtaren e Gjermanisë. Muller ka fituar nëntë herë Bundeligën, dy herë Ligën e Kampionëve, gjashtë herë kupën e Gjermanisë dhe gjashtë të tjera Super Cupën e Germanisë.

Gjithashtu ai i ka fituar dy Super Cupa të Evropës, një të botës për klube dhe kryesorja, Kampionatin Botërorë, me kombëtaren e Gjermanisë.

Muller, vazhdon të mbetet një nga lojtarët kryesorë të ekipit të Bayern, ndërsa, trajneri i Gjermanisë, Joachim Low, e ka njoftuar atë se ai nuk do ta thërras më në kombëtare dhe rrjedhimisht, ai është pensionuar nga ekipi kombëtar./Insajderi.com.