Milan, pas 25 penalltive eliminon portugezët e Rio Ave

Milan, pas 25 penalltive eliminon portugezët e Rio Ave

Skuadra e Stefano Pilot lunate si mysafire në Portugali te Rio Ave, në kuadër të rrethit të fundit kualifikues për grupet e Europa League, njofton Insajderi.

Ndeshja e rregullt përnfundoi me rezultat 1:1, me golat e Saelamaekers për Milan që shënoi në minutën e 51’, pastaj barazuan vendasit me Chico Geraldes në të 72’ minutë.

Pas vetëm 20’’ sekondave sa kishin filluar vazhdimet e para nga 15’ minuta, vendasit shënuan përsëri, tani me Gelson për shifrat 2:1.

Në minutat e fundit të takimit, në të 120’ minutë, mbrojtësi vendas, Toni Borevkovic prek topin me dorë, dhe gjyqtari akordon penallti për mysafirët, ku nga pika e bardhë ishte i saktë turku Hakan Calhanoglu, për shifrat 2:2 dhe kështu për të dërguar skuadrat në penallti.

Pas 24 penalltive, përveç asaj të vazhdimeve, Milan arriti me shumë vështirësi t’i eliminonte portugezët e Rio Aves me rezultat 8:9 nga penalltitë. Kështu duke siguruar pjesëmarrjen në grupet e Europa League. /Insajderi.com