Mayoral ka mbërritur në Romë

Mayoral ka mbërritur në Romë

Lojtari i Real Madrid, sulmuesi spanjoll, Borja Mayoral, ka zbarkuar në Romë, ku pritet të nënshkruaj me skuadrën nga kryeqyteti italian, Roma, njofton Insajderi.

Roma ishte në kërkim të një sulmuesi të dytë, pas largimit të kroatit Kalinic, dhe se boshnjaku Dzeko ishte i vetëm në repartin e sulmit, pasi nuk kishe fare sulmues rezervë. Prandaj, këto gjëra bënë që skuadra italiane të kërkonte një sulmues tjetër.

Pas negociatave të gjata, drejtuesit e Romës kanë arritur të mbyllin me sukses transferimin e sulmuesit 23 vjeçar spanjoll, Borja Mayoral, me formulën e huazimit për dy vjet, me të drejt blerjes së kartonit të lojtarit për shumën e 13 milionë eurove. /Insajderi.com