Në ditën e dytë të samitit që po zhvillohet në Bruksel nga liderët e Bashkimit Evropian, në tryezën e diskutimeve temat më të rëndësishme janë trazirat në Bjellorusi dhe tensionet në Mesdheun Lindor, transmeton Insajderi.
Këshilli Evropian, lidhur me vendimet e ditës së parë të samitit, njoftoi se Bashkimi Evropian ka një interes strategjik në një mjedis të qëndrueshëm dhe të sigurt në Mesdheun Lindor, dhe në zhvillimin e një marrëdhënie bashkëpunuese dhe të dobishme reciproke me Turqinë. Në këtë samit i është kërkuar Turqisë që të zhvillojë dialog në mirëbesim dhe abstenim nga veprimet e njëanshme që bien ndesh me interesat e BE-së dhe shkelin të drejtën ndërkombëtare dhe të drejtat sovrane të shteteve anëtare të BE-së. Në këtë kontekst, Këshilli Evropian ka përsëritur solidaritetin e të plotë me Greqinë dhe Qipron.
Ndërkohë Ministria e Jashtme turke, tha se shumë vendime të samitit të Bashkimit Evropian në lidhje me Turqinë ishin “të divorcuara nga realitetet”, duke shprehur shqetësim në lidhje me referencën e vazhdueshme të bllokut ndaj sanksioneve të mundshme kundër Ankarasë, raporton Reuters. /Insajderi.com