Zyrtare: Fidan Aliti lojtar i Zuerich

Zyrtare: Fidan Aliti lojtar i Zuerich

Qendër mbrojtësi i përfaqësueses së Kosovës, Fidan Aliti, do të vazhdojë karrierën në Superligën e Zvicrës – pasi gjatë ditës së premte ai është huazuar nga Kalmari suedez te Zuerichu.

Në njoftimin e klubit të Suedisë, thuhet se Aliti ka kërkuar për kohë të gjatë që të jetë më afër familjes në Zvicër, prandaj edhe ka ndodhur ky huazim që vlen deri në fund të muajit maj, por ka një marrëveshje për blerje në fund

“Ne kemi punuar shumë për të gjetur një huazim që ai të jetë më afër familjes. Pas një periudhë të shkurtër diskutimi, ne jemi marrë vesh me Zuerichun për një zgjidhje që po ashtu do të jetë e mirë financiarisht për Kalmarin. Fidani do të jetë gati të luaj menjëherë dhe ne i dëshirojmë fat”, ka theksuar Joergen Petersson, menaxher sportiv te Kalmar FF, transmeton Insajderi.

“Fidani është mbrojtës i fortë, i cili luan kryesisht në anën e majtë. Do ta forcoj edhe më tej mbrojtjen e skuadrës sonë. Ai i përshtatet Zuerichut edhe si futbollist edhe me personalitetin që ka”, ka theksuar Marinkon Jurendiq, drejtor sportiv i Zuerichut.

Fidan Aliti, është një nga lojtarët standard të formacionit të Bernard Challandes dhe një nga shtyllat e ekipit përfaqësues të Kosovës./Insajderi.com.