Zyrtare: Andreas Pereira i bashkohet Vedat Muriqit te Lazio

Zyrtare: Andreas Pereira i bashkohet Vedat Muriqit te Lazio

Mesfushori brazilian, Andreas PEreira, ka kaluar nga Manchester United, te ekipi nga Serie A, Lazio, ka njoftuar klubi italian.

Sipas mediave dhe gazetarëve të besueshëm, Pereira, ka kaluar te Lazio në formë huazimi, ndërsa në sezonin tjetër, ai do të bëhet lojtar i Lazio në mënyrë permanente, pasi t’i jenë paguar 27 milionë euro ekipit të United, transmeton Insajderi.

Braziliani i dalë nga akademia e klubit të Manchester-it, shquhet për një teknikë të mirë me topin si dhe mund të luaj në disa pozita të ndryshme.

Ai në të kaluarën ka qenë i huazuar te ekipi i Valencia në La Liga, para se të kthehej në Old Trafford, por që ai nuk ka arritur të gjejë vend në formacion, marrë parasysh konkurrencën brenda ekipit me Pogba e Fernandes./Insajderi.com.