UEFA i kushton rëndësi të veçantë ndeshjes Maqedoni vs Kosovë – cakton gjyqtarë me përvojë

UEFA i kushton rëndësi të veçantë ndeshjes Maqedoni vs Kosovë – cakton gjyqtarë me përvojë

Shtëpia e futbollit evropian, UEFA, i ka caktuar gjyqtarët që do të ndajnë drejtësinë në ndeshjen finale në mes Maqedonisë dhe Kosovës, e vlefshme për kualifikim në kampionatin evropian.

UEFA ka vendosur që takimi të gjykohet nga gjyqtari holandez me përvojë të madhe Danny Makkelie, I cili së fundmi ka gjykuar edhe në finalen e Ligës së Evropës mes Sevillës dhe Interit., njofton Insajderi.

Përveç gjyqtarëve, në këtë ndeshje gjithashtu do të përdoret teknologjia “VAR”, pasi rëndësia e kësaj ndeshje është historike për të dyja shtetet./Insajderi.com.