E lë futbollin kosovarja e vetme që fitoi Kupën e Botës

E lë futbollin kosovarja e vetme që fitoi Kupën e Botës

Futbollistja e njohur shqiptare, Fatmire Alushi-Bajramaj, e cila u shpall Kampione e Botës me Gjermaninë në vitin 2007, është tërhequr nga futbolli i luajtur.

Bajramaj-Alushi përmes një shkrimi në rrjetin social, Facebook, ka konfirmuar dorëheqjen nga futbolli, derisa ka thënë se arsyeja kryesore për këtë vendim ishte familja dhe mos gjetja e një vendi për planet private të saj.

Futbollistja e cila është e martuar me futbollistin e Kosovës, Enis Alushi, do të zhvendoset në Izrael, atje ku bashkëshorti i saj luan futboll me skuadrën Maccabi Haiffa.

“Pas një mendim të gjatë dhe të kujdesshëm,unë kam vendosur të perfundoj karierën e futbollit. Ky vendim është shumë i vështirë për mua, sepse me gjithë qejf kam dashur të luaj prapë futboll në një klub tërheqës. Për fat të keq nuk ishte e mundur ta gjejmë një qytet ku unë dhe Burri imë Enisi ishim në gjendje të realizojmë planet tona private dhe sportive. Prandaj kam vendosur të vazhdoj të jep gjithë fuqinë dhe kohën familjes time”, shkruhet në njoftimin e saj në rrjetet sociale.

28-vjeçarja e cila ka përfaqësuar kombëtaren e Gjermanisë në arenen ndërkombëtare, ka luajtur për skuadrat e njohura: Duisburg, Turbine Potsdam, Frankfurt dhe Paris Saint Germain.

“Lira” e cila është nga Istogu, ka zhvilluar afro 300 paraqitje me të gjitha klubet, ku ka shënuar rreth 123 gola. /Insajderi.com