Chelsea raportohet se është duke tentuar që të transferojë Thomas Parteyn nga Atletico Madridi, njofton Insajderi.
The Blues po kërkojnë një mesfushor defansiv, ndërsa Frank Lampard e ka bërë prioritet transferimin e Decla Rices nga West Hami.
Por, ‘Çekanët’ po kërkojnë plotë 85 milionë euro për ta lënë mesfushorin anglez të largohet në drejtim të Chelseat.
Skuadra londineze nuk dëshiron të paguajë këtë shumë edhe pse lojtari e dëshiron kalimin në Stamford Bridge, duke u fokusuar te Partey.
Arsenali ka kohë që është në garë për transferimin e lojtarit, mirëpo që nuk po ofrojnë shumën e kërkuar nga Los Rojiblancos.
Në këtë situatë, Chelsea dëshiron të veprojë shpejtë dhe t’ua marrë nga dora mesfushorin rivalit lokal nga Londra.
Atletico Madridi po kërkon 40 milionë euro për kartonin e Parteyt./Insajderi.com