Shkencëtarët në Nigeri kanë zhvilluar një test më të lirë dhe më të shpejtë që do të mundësojë më shumë testime në një vend që është përballur me numrin e vogël të testimeve krahasuar popullatën masive.
Testi i ri është shumë më i lirë se sa PCR testi, që është prej llojeve më të zakonshme dhe jep rezultate për më pak se 40 minuta, ka thënë Instituti Nigerian i Mjekësisë. Ky test do të kushtojë më pak se 25 dollarë.
Babatunde Salako, drejtor i Institutit Nigerian të Mjekësisë, tha se “se mënyra e detektimit të virusit nga ky test, do të jetë pak më e ulët se PCR, mirëpo besohet që do të arrijë të kryejë funksionin mirë”.
Nigeria deri më tash ka importuar teste nga Kina dhe është përballur me sfidën e të mos pasurit teste të mjaftueshme për popullatën 200 milionëshe./Insajderi.com