Kapiteni i Kosovës U-21 bën hap të madh duke u transferuar në Spanjë

Kapiteni i Kosovës U-21 bën hap të madh duke u transferuar në Spanjë

Është zyrtarizuar kalimi i Eris Abedinit te ekipi I Granada-s, në një marrëveshje të vlefshme për tre vitet e ardhshme.

Mesfushori nga Kosova, ka bërë një hap të madh në karrierë pasi largohet nga Lugano dhe liga Zvicerane për të kaluar në kampionatin spanjoll.

Ky transferim vjen pas angazhimit të menaxherit shqiptar, Naim Bahtiri dhe bashkëpunëtori i tij Sasha Huet-Baranov që janë pjesë e agjencisë “FairSport”, agjenci kjo që e përfaqëson lojtarin.

Kujtojmë se Eris Abedini është pjesë e kombëtares së Kosovës U21 ku e mban edhe shiritin e kapitenit, si një nga lojtarët kryesor të Rafet Prekazit./Insajderi.com.